Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka paralajmëruar lojtarët e tij për ndeshjen me Crotonen, duke thënë se nuk dëshiron befasi të keqe.
Nerazzurrët mund të fitojë titullin në Serie A këtë fundjavë nëse ata fitojnë ndaj Crotones nesër, por edhe nëse Atalanta nuk fiton të dielën në Sassuolon.
“Djemtë e dinë që ne duhet të bëjmë Interin nesër. Nëse shkojmë atje duke bërë diçka ndryshe, do të marrim një befasi të keqe”.
“Ne e respektojmë Crotonen dhe atë që ata po bëjnë. Ata do të jenë të motivuar dhe do të dëshironin të dëshmonin se meritojnë të qëndrojnë në Serie A”, ka thënë Conte në konferencë për shtyp.
Conte u takua me presidentin e klubit, Zhang, i cili është kthyer në Milano për herë të parë pas shtatë muajsh.
“Ishte një përshëndetje e thjeshtë pasi nuk kishim parë njëri-tjetrin për ca kohë. Ai përshëndeti lojtarët dhe na uroi fat”.
“Ai e di shumë mirë që ne ende nuk kemi fituar asgjë”, deklaroi Conte. /Telegrafi/