Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka qeshur me pretendimet se është fajtor për shitjen e Mohamed Salahut.
Egjiptiani po shkëlqen këtë sezon me 43 gola të shënuar në fanellën e Liverpoolit dhe do të kthehet në Stamford Bridge për herë të parë si lojtar me dy tituj personal të fituar.
Forma e sulmuesit ka ngjallur pyetje të pashmangshme përse Chelsea e lejoi t’i bashkohej The Redsa në vitin 2016, katër muaj pasi Conte u emërua shef në Stamford Bridge.
“A ishte vendimi im? Jo jo jo. Unë kurrë nuk kam folur për Salahun sepse mendoj se situata ishte e qartë. Ishte shumë, shumë e qartë. Askush në Chelsea nuk më pyeti për largimin e tij”.
“Jo, nuk dua ta marr këtë përgjegjësi. Nëse e marrë këtë përsipër, atëherë jam në telashe. Fajësoni personin që duhet të marrë përgjegjësinë”, pohoi duke qeshur italiani.
Theksojmë se sulmuesi javët e fundit është shpallur lojtari i vitit në Ligën Premier si dhe kontinentin afrikan.
Ndryshe, Chelsea dhe Liverpool do të takohen gjatë ditës së nesërme në kuadër të Ligës Premier. /Telegrafi/