Telegrafi

Conte nuk e përjashton rikthimin në Serie A

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte është i kënaqur me rezultatet e Interit këtë sezon dhe refuzon të përjashtojë një rikthim në Serie A.

Strategu u largua nga Nerazzurët në verë pasi fitoi titullin e Serie A në 2020-21. Ishte Scudetto i parë në 11 vjet për klubin.

Conte, një ish-mesfushor dhe trajner i Juventusit, i dha fund dominimit vendas të Zonjës së Vjetër. Bianconerët nuk arritën të fitojnë titullin e tyre të dhjetë radhazi në Serie A, duke përfunduar sezonin e kaluar nën drejtimin e Andrea Pirlo në vendin e katër.

Simone Inzaghi zëvendësoi Conten në Inter dhe Nerazzurrët janë përshtatur shumë shpejt me jetën e tyre të re.

Gjigantët e Serie A janë kurorëzuar kampionë të dimrit pasi përfunduan Girone d’Andata në krye të tabelës me katër pikë epërsi ndaj rivalëve të qytetit, Milanit.

Conte ende e shikon Interin dhe refuzon të përjashtojë një rikthim në Serie A në të ardhmen.

 

“Jam i lumtur me qëndrueshmërinë e Interit, sepse ata po vazhdojnë atë që kemi bërë në mënyrën më të mirë”, deklaroi ai për Sky Sport Italia pas fitores 3-0 të Tottenhamit ndaj Crystal Palace të dielën.

“Mund t’i komplimentoj, mendoj se kanë bazën për të qëndruar atje lart për një kohë të gjatë. Ndoshta, një ditë, mund të kthehem për të përmbysur përsëri parashikimet”.

Conte nënshkroi një kontratë 18-mujore me skuadrën nga Londra e Veriut dhe është ende i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e tij të para në Ligën Premier në krye të Spurs. /Telegrafi/