Site icon Telegrafi

Conte nuk e ndjen presionin

Chelsea do të përballet me kampionin në fuqi Leicester Cityn në ‘Stamford Bridges’.

Pas disa rezultateve negative pozita e Antonio Contes është duke u lëkundur nga Chelsea.

Por trajneri italian ka deklaruar se nuk e ndjen presionin e shkarkimit.

“Është shumë e vështirë për mua të flas për këtë situatë sepse jam i fiksuar te puna që po bëj me skuadrën”.

“Dua ta përmirësoj sa më shumë këtë skuadër. Kam marrëdhënie të mira me drejtuesit e klubit dhe nuk mund të shtoj asgjë tjetër. Po e kaloj këtë moment me një buzëqeshje”.

“Po punojmë shumë që ta ndryshojmë këtë situatë dhe të ndërtojmë diçka të rëndësishme për të ardhmen. Presioni ndaj trajnerëve është i njëjtë në çdo vend dhe është normale që ne trajnerët të jetojmë me situata të tilla”, deklaroi Conte. /Telegrafi/

Exit mobile version