Antonio Conte ka thënë se nuk ka menduar për asnjë moment që të largohet nga Chelsea, ndërsa ka falënderuar edhe tifozët që e kanë kuptuar situatën e klubit.
Humbjet e rënda ndaj Bournemouth dhe Watford, thuhet se nxitën Chelsean të fillonte bisedimet me ish trajnerin e Romës dhe Barcelonës, Luis Enrique.
Por Conte e bëri të qartë se ai kurrë nuk do të largohet nga Chelsea, sa të ketë marrëveshje.
“Unë nuk e kam menduar për asnjë moment mundësinë e largimit nga ky klub”.
“Angazhimi im dhe i lojtarëve janë tërësisht për këtë klub. Gjithmonë puna e trajnerit dhe menaxherit varen nga rezultatet”.
“Për momentin ne kemi rezultate të dobëta. Për këtë arsye, duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe”.
“Unë dua t’i falënderoj tifozët. Prej fillimit të përvojës sime me Chelsean, jam shumë krenar për këtë”.
“Ata e kanë kuptuar se unë jam duke bërë gjithçka nga vetja për këtë klub”, ka thënë Conte. /Telegrafi/