Telegrafi

Conte: Nuk e kam kërkuar Dzekon, Sanchez është lojtar i Interit

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka thënë se ai i ka kërkuar klubit që të nënshkruajë me Edin Dzekon.  

Interi dhe Roma janë në bisedime për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi midis Edin Dzeko dhe Alexis Sanchez.

“Unë nuk u kam kërkuar asgjë pronarëve. Unë gjithmonë kam thënë se do të mbajmë lojtarët tanë deri në fund të sezonit”.

“Unë nuk do të flas për Dzekon, sepse ai është një lojtar i Romës dhe unë respektoj klubin e tij dhe lojtarët e mi. Situata është e qartë, askush nuk po largohet, përveç nëse dikush është i pakënaqur dhe dorëzon një kërkesë transferimi”.

“Nëse do të kemi një shans për të bërë diçka pa shpenzuar para, atëherë mund ta bëjmë. Ne vetëm mund të punojmë dhe të qëndrojmë të qetë. Nuk i dua këto shpërqendrime në ekipin tim”.

“Sanchez është një lojtar i Interit dhe duhet të mbetet i përqendruar”, ka thënë Conte në konferencë për shtyp. /Telegrafi/