Alvaro Morata nuk po mundet të tregojë potencialin që ka dëshmuar në Serie A dhe La Liga.
Sulmuesi spanjoll po kalon nëpër një fazë të dobët në karrierë dhe për këtë ka folur edhe trajneri Antonio Conte.
Ky i fundit ka pohuar se nuk e di se kur do të kthehet futbollisti dhe nëse do të jetë i gatshëm për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
“Ne po mundohemi të gjejmë një zgjidhje për ngecjen Moratës. Nuk e di nëse do të jetë jashtë një ditë, një muaj ose për pjesën tjetër të sezonit. Nuk e di, prandaj jam pak i shqetësuar “, tha Conte.
Ai më tutje pohoi se në takimet e radhët do të startojë me lojtarin e transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit nga Arsenali, Olivier Giroud.
Conte po shpreson gjithashtu se për takimet e ardhshme do ta ketë në dispozicion mbrojtësin Andreas Christensenin.
Ndryshe, Chelsea do të takohet ditën e hënë me Wet Bromwich Albionin. /Telegrafi/