Telegrafi

Conte: Nuk do ta nënvlerësojmë Celticun

“Ne kemi respekt të madh për Celtic dhe nuk do t’i nënvlerësojmë ata. Ata janë kthyer në Ligën e Kampionëve dhe, si edhe ne, janë jo-favoritë, të cilët duan të arrijnë sa më larg”.

“Ata janë një skuadër fizike dhe shënojnë një numër të madh të golave nga ndalimet. Ne e kemi përcjellë nga afër progresin e Celtic në Ligën e Kampionëve gjatë fazës së grupeve”.

“Avantazhi në shtëpi ka qenë i rëndësishëm për ta. Stadiumi do të jetë si lojtari i tyre i 12-të. Jo shumë ekipe mund të arrijë ta mposhtin Barcelonën në shtëpi dhe të humbasin me diferencë të vogël në Nou Camp”.

“Është ëndërr të rikthehemi në Ligën e Kampionëve dhe ëndërr e jona është të sigurojmë një vend në çerekfinale”, ka thënë Conte për ndeshjen e sotme. /Telegrafi/