Telegrafi

Conte me një mesazh përkrahës për Ryan Mason

Pas fitores ndaj Hull Cityt, trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është ndalur të flas edhe për lëndimin e Ryan Mason.

Tekniku italian ka thënë se të gjithë në klubin e tij i dëshirojnë shërim të shpejt mesfushorit 25-vjeçar, duke shpresuar që ai të kthehet sa më shpejt në fushë.

“Para së gjithash, të gjithë në Chelsea ia dëshirojnë më të mirën Ryan Masonit, sepse ishte një aksident i keq me Gary Cahill”.

“Shpresojmë ta shikojmë së shpejti në fushë”, ka thënë Conte.

Lexo po ashtu Ryan Mason po lufton për jetën pas lëndimit në takimin ndaj Chelseat (Video)

Në media është raportuar se gjendja e lojtarit është kritike, por Hull City ende nuk ka dhënë informata të detajuara. /Telegrafi/