Gazetari Michele Criscitiello pretendon se Milani është i përgatitur të nënshkruajë me katër lojtarë nëse Antonio Conte zëvendëson Stefano Piolin në krye të skuadër.
Conte besohet të jetë ndër kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Piolin në Milan sezonin e ardhshëm, së bashku me trajnerin e Bolognas, Thiago Motta.
Conte që drejtoi Interin dhe Juventusin, u largua nga Tottenham me marrëveshje të përbashkët një vit më parë dhe tani pret sezonin e ri për të nisur një projekt të ri.
Drejtuesi i Sportitalia, Michele Criscitiello konfirmon se Conte është tunduar nga Milani pasi i pëlqen shumicën e lojtarëve në ekip.
“Nëse ka një qëllim të përbashkët, atëherë marrëveshja mund të mbyllet brenda një muaji apo më shumë”.
“Ai nuk shqetësohet për këtë skuadër të Milanit, dhe klubi tashmë ka planifikuar të nënshkruajë me dy mbrojtës, një mesfushor dhe sulmues nëse Olivier Giroud largohet”.
“Conte e di se Milani nuk mund të nënshkruajë me katër lojtarë që fitojnë 8 milionë euro secili. Natyrisht, ai dëshiron lojtarë të fortë dhe mund të kërkojë garanci, por ai është i vetëdijshëm se situata nuk është si në Tottenham”, ka thënë Criscitiello.
Conte ka fituar katër tituj të Serie A si trajner, tre në Juventus dhe një herë në Inter.
Ai gjithashtu fitoi Ligën Premier në Chelsea në sezonin 2016/17 dhe një FA Cup, me klubin nga ‘Stamford Bridge”.
Si lojtar i Juventusit, Conte fitoi gjashtë Scudetto dhe një Ligë të Kampionëve./Telegrafi/