Antonio Conte është në qiellin e shtatë pas fitores së thellë ndaj Evertonit, e cila ishte e pesta radhazi në Ligën Premier.
‘Blutë’ e Londrës triumfuan në Stamford Bridge ndaj Evertonit me rezultat 5-0 dhe kjo fitore e ka lumturuar jashtë mase trajnerin italian.
“Është mirë të fitosh, por të fitosh në këtë mënyrë siç e bëmë ne është edhe më e mrekullueshme”, ka deklaruar Conte pas ndeshje, transmeton Telegrafi.
“Jam i kënaqur, kemi fituar pesë ndeshje radhazi dhe nuk kemi pranuar asnjë gol”.
“Atmosfera në stadium ka qenë fantastike, tifozët dhe ne duhet të vazhdojmë të fitojmë së bashku”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/