Site icon Telegrafi

Conte ndihet i lumtur dhe krenar që është i trajner i Chelseat

Trajneri italian ka deklaruar se është i lumtur dhe ndihet krenar që ka marrë sfidën për të drejtuar skuadrën e Chelseat.

Antonio Conte gjatë prezantimit të tij te skuadra londineze ka folur fjalët më të mira për skuadrën e tij të re dhe kampionatin anglez.

“Është një kënaqësi e madhe për mua të jem këtu. Unë jam shumë i lumtur, kam punuar shumë për të qenë këtu dhe unë jam i ngazëllyer për këtë moment dhe për të filluar një sezon të ri me Chelsean”, ka deklaruar Conte.

Lexo po ashtu Conte e kthen Italinë në Top 10, por humb shpërblimin prej 500 mijë eurove

“Ky është një kapitull i ri për jetën time, për karrierën time, për mua dhe për familjen time. Unë jam shumë i lumtur të fillojë të punojë në një vend të ri, një vend fantastik, dhe një kampionat fantastik në Angli”.

“Kjo ligë është shumë e vështirë, më e vështira në botë, sepse ka gjashtë, shtatë ekipe që mund të fitojë titullin. Chelsea është një ekip i madh. Unë jam shumë krenar që të jem menaxher i këtij ekipi të madh”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

 

Exit mobile version