Antonio Conte tani deklaron që Cesc Fabregas është pjesë e planeve të tij.
Trajneri italian ka bërë blof në lidhje me mesfushorin spanjoll, Cesc Fabregas.
Pasi u flit për disa ditë me radhe që ish-mesfushori i Barcelonës nuk është pjesë e planeve të tij, Conte tani ka ndërruar qëndrim.
Sipas Contes, Fabregas ka qenë dhe është pjesë e planeve të tij dhe të klubit.
“Jo. Cesc është në planet e mia, ai është në planet e Chelseat”, ka deklaruar Conte. /Telegrafi/