Telegrafi

Conte mundohet ta kritikojë Kanten, por plas e qeshura në konferencë për shtyp (Video)

N’golo Kante bëri një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme të të hënën në fitoren 2-1 të Chelsea kundër West Ham.

Skuadra e tij mbetet me 10 pikë para Tottenhamit.

Lojtari i përfaqësueses franceze bëri 50 pasime, me vetëm pesë prej tyre të gabuara, gjithashtu bërë më shumë ndërhyrje se kushdo tjetër në fushën e lojës.

Pas ndeshjes, Conte qeshi dhe tha: “Ai bëri pesë gabime. Ai duhet të përmirësohet në këtë aspekt”.

Më pas Conte nuk i mbajti të qeshurat, bashkë me gazetarët e pranishëm në konferencën për shtyp pas ndeshjes, dhe shton: “Bëj shaka. Por më duhet të gjejë një aspekt në të cilin ai mund të përmirësohet. Momentalisht është duke luajtur shumë mirë. Ai ka një kondicion fizik të admirueshëm, ka kualitet të madh dhe punon çdo ditë për t’u përmirësuar”.

“Jam i kënaqur për të, por të gjithë lojtarët luajtën mirë”.

https://www.youtube.com/watch?v=WY3-8zUiPzo