Telegrafi

Conte mund të largohet, Chelsea vetëm ka filluar bisedimet me zëvendësuesin e tij -Tuchel dhe Enrique në listë

Chelsea kam filluar bisedimet me ish-trajnerin e Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel, që shihet si zëvendësues i Antonio Contes.

Conte nuk është i kënaqur me blerjet dhe shitjet e klubit, pasi sezonit të tij të parë të shkëlqyer në klub.

Sipas Sport Bild, drejtori i Chelseat, Marina Granovskaia, dëshiron ta marrë si udhëheqës trajnerin gjerman Tuchel.

Granovskaia ka influencë të madhe në klub në tri vitet e fundit dhe është e pakënaqur se si është menaxhuar situata e Diego Costas.

Bild beson që Tuchel do ta marr së shpejti drejtimin e klubit, por fitorja e fundit ndaj Tottenham 2-1, e ka zbutur paksa situatën.

Luis Enrique është një tjetër emër i rëndësishëm që flitet e është në listë. /Telegrafi/