Telegrafi

Conte: Mund ta përmirësoj ende Luizin

Bosi i Chelseat, Antonio Conte, ka pranuar se ai nuk e ka menduar transferimin e David Luizit deri në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Luiz kaloi te Chelsea nga PSG për 34 milionë funte në ditën e fundit të afatit kalimtar dhe Conte i cili u kritikua për vendimin ka mbështetur këtë veprim.

“Kur ne marrim vendime për lojtarë, marrim vendime së bashku, unë dhe klubi”.

“Unë ju kam thënë se tregu i transferimeve ishte shumë i vështirë për ne, por ne arritëm synimet në ditën e fundit”.

“Ne sollëm sërish Luizin. Ne investuam te David Luiz dhe jemi të kënaqur. Ne morëm një lojtar me personalitet të madh, teknikë të mirë”.

“David Luiz është një mbrojtës që i pëlqen të luajë, një mbrojtës që di edhe të sulmojë”, deklaroi Conte. /Telegrafi/