Telegrafi

Conte, Motta dhe De Zerbi janë të lidhur me Barcelonën, por eksperti i transferimeve thotë se katalanasit nuk do të marrin italian

Antonio Conte, Thiago Motta dhe Roberto De Zerbi janë lidhur me postin e trajnerit të Barcelonës, por eksperti i transferimeve Matteo Moretto mendon se zëvendësuesi i Xavi për sezonin 2024-2025 nuk do të jetë një italian.

Barcelona tashmë ka filluar bisedimet për të zëvendësuar Xavi sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh se ish-reprezentuesi spanjoll ka konfirmuar së fundmi se do të largohet nga katalanasit në fund të sezonit aktual.

Trajnerët italianë Conte, Motta dhe De Zerbi janë lidhur me punën kohët e fundit, por eksperti i transferimeve, Matteo Moretto, ka thënë për Caught Offside se gjigantët e La Ligës nuk kanë gjasa të punësojnë një trajner italianë.

Conte aktualisht është pa klub, ndërsa kontrata e Mottas me Bologna skadon në qershorin e ardhshëm, por edhe nëse largohet nga ky klub do të mbetet në Itali.

Moretto mendon se Conte, një trajner i titullit të Serisë A me Juventusin dhe Interin, do të kthehet në Itali.

De Zerbi, nga ana tjetër, ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Brighton, dhe megjithëse katalanasit mund ta përballojnë, ata nuk pritet të investojnë rreth 13 milionë euro për ish- trajnerin e Sassuolo dhe Foggia. /Telegrafi/