Në një përpjekje për të shmangur “gjobat” kundër Italisë nga Bashkimi Evropian, kryeministri Giuseppe Conte fitoi një marrëveshje me udhëheqësit populistë për të paraqitur një propozim të buxhetit të rishikuar.
Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio si dy deputet euroskeptikë të Contes, kanë shumicën e pushtetit politik në administratë dhe i kanë rezistuar gjatë përpjekjeve për të qetësuar Komisionin Evropian.
Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, plani i ri konfirmon se objektivi i deficitit 2019 do të ulet në 2.04 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto nga 2.4 për qind. Qeveria italiane ka identifikuar rreth 3 miliardë euro të fondeve shtesë dhe uli koston e parashikuar të pagesave të reja të mirëqenies në 7.1 miliardë euro nga 9 miliardë euro.
“Ne kemi arritur marrëveshje për gjithçka”, tha Salvini, duke shtuar se buxheti do të ishte brenda kufijve që duhet t’i pëlqejnë Bashkimit Evropian.
Ditë më parë, Conte gjatë takimit me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker lidhur raundin e fundit të bisedimeve buxhetore, ka thënë se do ta zvogëloj objektivin e deficitit. /Telegrafi/