Telegrafi

Conte: Merituam së paku një barazim

Antonio Conte ka folur pas humbjes në shtëpi nga Crystal Palace.

Chelsea u mposhtu në Stamford Bridge me rezultat 2-1, por trajneri italian mendon se skuadra e tij meritoi më shumë.

Sipas Contes, skuadra e tij krijoi shumë raste dhe meritoi së paku barazimin, por edhe Palace gjithashtu bëri një lojë të madhe se sipas tij ishin një ekip i fortë.

“Mendoj se kemi merituar të paktën një barazim. Ne krijuam shumë shanse”, ka thënë fillimisht Conte pas ndeshjes.

“Por ky është futbolli. Ne duhet ta pranojmë këtë rezultat”, transmeton Telegrafi.

“Ne shënuam golin tonë pas pesë minutash dhe pastaj pranuam dy gola në pak se dy minuta. Kur ju pranoni gola në këtë mënyrë ju duhet të kuptoni situatën dhe për të përmirësuar në ato gabime”.

“Në çdo ndeshje në Angli, gjithçka mund të ndodhë. Liga është aq e fortë. Ne u përballem sot me një ekip me lojtarë të fortë”.

“Unë mendoj se ata treguan se ishin një ekip i mirë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/