Site icon Telegrafi

Conte mendon për yllin e Lazios

Keita Balde është bërë objektiv i ri i gjigantit anglez Chelsea.

Trajneri italian i londinezëve, Antonio Conte kërkon ta përforcojë fazën ofensive.

Conte e njeh mirë Keitan pasi e ka pasur kundërshtar sa ishte në Serie A në ndeshjet Juventus – Lazio.

Tani italiani kërkon transferimin e nigerianit në Ligën Premier dhe për të ka bërë gati edhe një ofertë të lartë.

Sipas medieve italiane, Chelsea është e gatshme të ofrojë rreth 35 milionë euro për transferimin e Baldes.

21-vjeçari është nën kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2018, ndërsa më parë ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version