Telegrafi

Conte: Manchester City janë në avantazh ndaj nesh

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka thënë se orari i Ligës Premier për këtë fundjavë e favorizon Manchester Cityn. 

Ndeshja mes Chelseat dhe Manchester Cityt zhvillohet të shtunën, ndërsa qytetarët kanë pasur një ditë më shumë pushim.

Chelsea vjen pas fitores së madhe ndaj Atletico Madridit (2-1) e zhvilluar të mërkurën më mbrëmje.

“Në këtë rast ne jemi pak të penalizuar”.

“Të kesh vetëm një ditë në dispozicion që ta përgatitësh një ndeshje të tillë nuk është në rregull”.

“Të jem i sinqertë jam i befasuar kur e pash që një derbi i tillë zhvillohet të shtunën, e jo të dielën. Nuk e kuptoj pse”, ka thënë Conte.

Conte me Chelsean e tij e ka nisur shumë mirë kampionatin ku gjendet në pozitën e tretë me tri pikë më pak se Manchester United dhe Manchester City. /Telegrafi/