Site icon Telegrafi

Conte i lumtur me rikthimin e mbrojtësit nga lëndimi

Antonio Conte po i gëzohet rikthimit të Kurt Zoumas nga lëndimi, i cili ishte për disa muaj jashtë fushave të blerta.

Mbrojtësi francez ka vuajtur për disa muaj nga një lëndim, duke munguar në këtë fillim të sezonit.

Por, tani Zouma është kthyer nga lëndimi dhe kjo e lumturon shumë trajnerin e tij te Chelsea, Antonio Conte.

Lexo po ashtu Conte merr vendim mbi të ardhmen e Oscarit

“Është fantastike të kem një tjetër lojtar të mirë si Kurt Zouma përsëri në dispozicion”, ka thënë Conte për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

“Në seancat stërvitore, ai ka qenë në formë të mirë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Exit mobile version