Antonio Conte ndihet i lumtur pas serisë pozitive të skuadrës së tij.
Chelsea fitoi 2-0 në udhëtim te Southampton, dhe kjo fitore dhe paraqitja brilante e futbollistëve e ka bërë të lumtur trajneri Antonio Conte.
“Jam shumë i lumtur, sepse kam parë përkushtim të madh në lojë. Kjo është një mënyrë e mirë që të ketë një kënaqësi të madhe”, ka thënë Conte pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.
“Kur ju të luani si mysafirë, është ndryshe për shkak të mbështetësve të ekipit kundërshtar”.
“Por, mbështetësit tanë kanë nevojë për falënderimet të mëdha”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/