Telegrafi

Conte lëvdon lojtarët pas fitores

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka lavdëruar skuadrën e tij për paraqitjen kundër Leicester Cityt.

‘Blutë’ e Londrës mundën Leicesterin, me rezultat 3-0, duke lënë anash periudhën negative.

Tekniku italian thotë se skuadra e tij bëri paraqitjen më të mirë në këtë edicion të garave.

“Ne kemi bërë një lojë mjaft të mirë. Nga fillimi e kam kuptuar se lojtarët e mi do të tregojnë intensitet dhe do të përpiqen të bëjnë atë që kemi aplikuar në stërvitje”, ka thënë Conte.

“Unë jam shumë i lumtur, sepse lojtarët e mia janë përgjigjur mirë. Kjo ishte performanca jonë më e mira deri tani”, ka theksuar ai.