Telegrafi

Conte lëvdohet nga Vialli

Ish-futbollisti dhe trajneri i Chelseat, Gianluca Vialli, ka folur për trajnerin aktual të ‘Bluve’ të Londrës, Antonio Conten.

Vialli thotë se është i mahnitur me punën që bën trajneri italian, edhe pse ai e pranon se është vështirë për të bindur lojtarët e talentuar që t’i aplikojnë idetë e Contes.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Chelseat

“Është puna më e vështirë për një menaxher për të bindur lojtarë të talentuar për të ndjekur idetë e tij të futbollit. Unë jam i impresionuar më punën e Contes”.

“Ekipi ende nuk është i përsosur, por janë në rrugë të drejtë. Antonio mund ta çoje klubin aty ku e meriton, përkatësisht në nivelet e larta të ligës”, deklaroi ai.