Telegrafi

Conte kritikon tifozët e Juves

“Fatkeqësisht vërshëllimi po bëhet një shprehi e keqe në këtë stadium, tifozët nuk duhet të vërshëllejnë në gabimin e parë të lojtarëve”.

“Dua t’ua kujtoj atyre që ky ekip ka bërë gjëra të jashtëzakonshme, por mbi të gjitha ua ka kthyer krenarinë të gjithë tifozëve bianconerë”.

“Lojtarët e mi meritojnë respekt, ata të gjithë janë të përkushtuar ndaj urdhrave të mi. Të gjithë e dinë se ne nuk duhet të lëshojmë pe në objektivat tona dhe mund t’i arrijmë vetëm nëse sakrifikojmë shumë”, ka deklaruar Conte. /Telegrafi/