Telegrafi

Conte: Kritikat ndaj Juves, të tepërta

“Kam dëgjuar më shumë se ç’duhet kritika këtë javë. Disa njerëz kanë thënë që ekipi është në krizë sepse ne nuk mundëm ta mposhtim Sampdorian dhe Parman, edhe pse ne luajtëm shumë mirë”.

“Jam shumë i relaksuar dhe i fokusuar vetëm në ato se çfarë kemi arritur. Ne jemi në krye të tabelës, jemi në çerek-finale të Kupës së Italisë për vitin e dytë me radhë dhe kemi depërtuar në 16-shën e fundit në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Conte./Telegrafi/