Antonio Conte ka konfirmuar se do të kthehet në futboll sezonin e ardhshëm, në një klub me “një projekt që më bind”.
Conte është papunë që kur u largua nga Chelsea verën e kaluar dhe është lidhur me një numër të madh skuadrash, kryesisht italiane.
Interi, Roma, Milani kanë qenë skuadrat që Conte të lidhur në muajt e fundit, si dhe një rikthim në krye të Juventusit.
Ish-trajneri i Italisë ishte gjithashtu afër stolit të Real Madridit në tetor dhe ai ka folur tashmë për të ardhmen e tij.
“Unë ende nuk e di se ku do të shkoj”, ka thënë fillimisht Conte për “E poi c’è Cattelan”, në një episod që do të transmetohet të enjten (sot) në mbrëmje.
“Por, me siguri që unë do të kthehem dhe do të zgjedh një ekip që ka një projekt që më bind”, përfundoi italiani. /Telegrafi/