Site icon Telegrafi

Conte konfirmon qëndrimin te Chelsea

Antonio Conte ka pranuar për mediat italiane se ai do të qëndrojë sezonin e ardhshëm në Stamford Bridge.

Conte i ka thënë Sky Sport Italias mbrëmjen e kaluar në fitorne prej 2-1 ndaj Manchester Cityt se ai nuk do të largohet nga klubi.

“Tani ne po luftojmë shumë që të arrijmë një gjë të rëndësishme në fund të sezonit që është edhe e papritur”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth gjithë Premier Leagues

“Më pas ne natyrisht se do të tentojmë të ndërtojmë diçka të rëndësishme së bashku”, theksoi Conte.

Ai po ashtu konfirmoi se po bën plane për verës.

“Por, jam duke bërë plane për sezonin e ardhshëm”, deklaroi Conte. /Telegrafi/

Exit mobile version