Telegrafi

Conte: Kishim gjithçka nën kontroll

 “Pogba ka karakteristika të njëjta me Frank Rijkaardin dhe mund të rritet ende që të bëhet njëri prej më të mirëve në botë në pozitën e tij. Paul është dëshmia që talenti mund të dalë në dritë kur dikush di ta menaxhojë”.

”Lojtarët e mi po punojnë shumë seriozisht pa lojtarët e lënduar. Ne gjithmonë e vendosim ekipin para individëve dhe gjatë kësaj ndeshje patëm gjithçka nën kontroll”.

”Mungesat e lojtarëve të lënduar nuk u vërejtën shumë, falë paraqitjeve të shkëlqyera të atyre që luajtën sonte”, ka thënë Conte./Telegrafi/