Telegrafi

Conte kërkon pagë vjetore prej 10 milionë eurove te Reali

Kampi i Antonio Contes është njoftuar tashmë për interesimin e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Conte u kontaktua të hënën e kaluar nga ndërmjetësuesit Realit për zëvendësimin e Julen Lopetegui, shkruan e përditshmja italiane Corriere dello Sport.

Kjo e fundit shkruar se zyrtarët madrilen kanë telefonuar agjentin e trajnerit italian, Federico Pastorello pas humbjes gjatë fundjavës së kaluar kundër Levantes.

Antonio Conte (Getty Images)

Italianët raportojnë Conte do të kërkon që të paguhet afërsisht sa ishte duke drejtuar skuadrën angleze të Chelseat.

Italiani kërkon 10 milionë euro për të kaluar në Madrid, i cili tejkalon pagën e Lopeteguit prej gjashtë milionë eurosh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Los Blancos

Antonio ende nuk e ka zgjidhur problemin e kontratës me londinezët që e shkarkuan gjatë verës pas dështimit në vitin e kaluar.

Ndryshe, Reali po kalon nëpër një krizë të rezultateve të dobëta ku në pesë ndeshjet e fundit nuk ka shijuar fitore. /Telegrafi/