Telegrafi

Conte i kënaqur pas fitores ndaj kampionëve

Antonio Conte ka lavdëruar futbollistët e tij pas fitores ndaj Leicester Cityt.

Chelsea ka arritur t’i kthehet fitoreve në Ligën Premier, pasi kanë mposhtur 3-0 në udhëtim kampionin aktual të Anglisë dhe kjo fitore e ka kënaqur shumë trajnerin Conte, i cili përgëzoi futbollistët e tij për paraqitjen e madhe.

“Sot, lojtarët e mi treguan një performancë të mirë, shpirt të madh të skuadrës”, ka thënë fillimisht Conte pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Chelsea mposht kampionin aktual (Video)

“Është shumë e rëndësishme kur ju jeni në gjendje që të fitoni këtë lloj të lojës së ashpër kundër kampionëve. Kur ju fitoni 3-0 ndaj Leicesterit kjo do të thotë se unë nuk mund të jem i shqetësuar për asgjë”.

“Unë duhet të jem i kënaqur për lojtarët e mi, me siguri unë dua të vazhdojë të punojë me lojtarët e mi”, përfundoi italiani. /Telegrafi/