Antonio Conte është shprehur i lumtur me angazhimin e futbollistëve të tij edhe përkundër humbjes nga Manchester City.
Chelsea ka humbur në shtëpi me rezultat 1-0 nga rivali i tyre i fortë, Manchester City, në derbin e javës së shtatë në Ligën Premier.
Megjithatë, trajneri italian i Bluve është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij edhe përkundër humbjes.
Conte ka theksuar se është diçka normale kur luan tre ndeshje në një javë, ndërsa shpreson që mos të jetë serioz lëndimi i Alvaro Moratas.
“Ne dhamë gjithçka sot, jam i lumtur me angazhimin e lojtarëve të mi”, ka thënë fillimisht Conte.
“Ata kishin vullnetin për të luftuar kundër një ekipi të fortë”.
“Është logjike kur luani tre ndeshje në shtatë ditë, rrezikoni diçka”.
“Shpresoj që lëndimi i Moratas të mos jetë serioz”, ka thënë pas ndeshjes trajneri italian. /Telegrafi/