Antonio Conte është ndarë i kënaqur me paraqitjen dhe lojën e treguar nga skuadra e tij, por jo edhe me barazimin.
Chelsea ka barazuar në udhëtim te Burnley me rezultat 1-1, dhe ky barazim nuk e ka kënaqur trajnerin italian, i cili ka folur edhe për luftën për titull dhe pse skuadra e tij qëndron 10 pikë para përcjellësit të parë.
“Ekipi u përpoq të luaj futboll dhe krijo shanse, mentaliteti ishte mirë”, ka thënë fillimisht Conte pas ndeshjes.
“Janë edhe 13 ndeshje deri në fund dhe gjashtë skuadra munden ta fitojnë titullin. Asgjë nuk ka përfunduar”, përcjell Telegrafi.
“Kemi dhënë shumë energji në lojë dhe kjo është një nga arsyet pse jemi të pakënaqur me vetëm një pikë”.
“Burnley janë një ekip në shtëpi, dhe tjetër ekip në udhëtim. Ata luajnë me topa të gjatë, por unë kam respekt për lojën e tyre”, përfundoi italiani. /Telegrafi/