Antonio Conte është ndarë i kënaqur pas fitores së sotme.
Chelsea ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Ligën Premier, pasi ka mposhtur 2-0 në udhëtim Hull City, fitore kjo që erdhi pas dy humbjeve.
Kjo fitore e ka kënaqur jashtë mase trajneri italian, Antonio Conte, i cili pos golave është ndarë i kënaqur edhe me mbrojtjen e futbollistëve të tij.
“Ne patëm një paraqitje të mirë me intensitet të duhur dhe presion. Më pëlqen kjo, kur ata luajnë në këtë mënyrë”, deklaroi Conte pas ndeshjes.
“Ne shënuam dy gola, por ne krijuam shumë raste dhe ishin në gjendje për tu mbrojtur shumë lartë në fushën e tyre”, përfundoi trajneri italian.
Vlen te theksohet se kjo fitore e ka qetësuar paska trajnerin italian, pasi në rast dështimi karrigia e tij do të rrezikohej shumë. /Telegrafi/