Ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseat, Antonio Conte, ka rënë dakord për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Interit.
Ka disa muaj që po përfolët për një emërim të Contes si trajner i Interit dhe çdo ditë e më shumë këtë zëra po marrin konfirmim.
Gazetari i Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, konfirmon pretendimin e Corriere dello Sport se Conte është i vendosur për të zëvendësuar Luciano Spallettin te Interi.
Për më tepër, ish-trajneri i Italisë do të vendosë lapsin mbi letër për ‘një kontratë tre apo katërvjeçare’ me Nerazzurrët.
Kjo pasi trajneri italian beson thellësisht se ai mund t’i bëjë Interi përsëri kandidatë për titull.
Conte u lidh edhe me një kthim te Juventusi, por menja e tij thuhet se nuk do të ndryshoj mendim. /Telegrafi/