Telegrafi

Conte ka frikë nga lodhja e lojtarëve

Conte thotë se me dëshirën e tij do të shfrytëzonte formacionin e dy ndeshjeve të fundit, por thotë se ndaj Romës do të duhet t’i pushojë lojtarët kryesorë.

“Lojtarët janë në formë të mirë. Unë e di se kanë nevojë për pak pushim”.

“Ideja është që t’i besojmë më shumë formacionit të dy ndeshjeve të fundit. Por, unë i frikësohem lodhjes, kjo është arsyeja pse unë do të kisha preferuar që ndeshjen e ardhshme ndaj Romës ta kemi të dielën”, ka thënë Conte.

Juventusi i shkon Romës të shtunën mbrëma në derbin që do të zhvillohet në kryeqytetin italian. /Telegrafi/