Telegrafi

Conte ka dy kërkesa për të nënshkruar me Real Madridin

Antonio Conte (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte mund të bëhet trajner i ri i Real Madridit, por klubi mbretëror duhet t’ia plotësojë dy kërkesa italianit.

Real Madridi ka shkarkuar para disa ditësh trajnerin Julen Lopetegui, ndërsa në vend të tij është ardhur Santiago Solari.

Megjithatë, Solari është trajner i përkohshëm dhe Conte ende mbetet në radarin e drejtuesve të klubit mbretëror.

Edhe sipas mediave kalimi i Contes në Santiago Bernabeu është ende i hapur dhe gjatë javëve të ardhshme mund të ndodh diçka e tillë.

Antonio Conte (Getty Images)

Por, sipas mediumit spanjoll OKDiario, dy kërkesa thuhet se janë kyçi kryesor në bisedimet e Contes me Real Madridin.

Conte së pari po kërkon një kontratë prej së paku dy vjetësh, nëse ai do të punësohet për të zëvendësuar Lopeteguin.

Kërkesa e dytë e trajnerit italian është që gjithashtu të kontroll të plotë të skuadrës.

Real Madridi nuk i ka dhënë kontroll total asnjë trajnerit që nga Jose Mourinho, dhe ky fakt është provuar të jetë një pengesë e madhe për të dy palët. /Telegrafi/