Telegrafi

Conte: Jam i lumtur për Costan, mjaft me spekulime

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka folur për Diego Costan pas fitores ndaj Hull Cityt.

Tekniku italian ka thënë se është i lumtur për paraqitjen dhe golin e spanjollit dhe me këtë rast ka kërkuar të ndalen edhe spekulimet rreth sulmuesit të tij.

“Jam i lumtur për atë, ka luajtur shumë mirë. Shpresoj që të ndalen të gjitha spekulimet rreth tij”.

“Jam i lumtur për atë, por edhe për tifozët dhe klubi. Tani mjaftë me spekulime”, ka thënë Conte. /Telegrafi/