Telegrafi

Conte: Isha pranë largimit nga Chelsea pas fitimit të titullit

Sapo ka rinovuar parametrat financiarë të kontratës që ka me Chelsean për dy sezonet e ardhshme dhe do fitojë rreth 10 milion funte në vit nga kjo marrëveshje.

Por, Antonio Conte ka pranuar se para se të hidhte firmën në marrëveshje, po mendonte seriozisht që t’u jepte lamtumirën bluve londinezë, përcjell Panorama.

Lexo po ashtu Conte nënshkruan kontratë të re dyvjeçare me Chelsean

“Pas një sezoni të vështirë, është me të vërtetë e rëndësishme të shohësh pas, të shohësh se si ka qenë sezoni dhe të reflektosh”, tregoi Conte në një intervistë për Daily Mail.

“Kjo ishte eksperienca ime e parë në Angli, një vend i ri, pa familjen time dhe dua të tregohem i sinqertë, ishte shumë e vështirë për mua dhe njerëzit më të afërt. Kur fiton, mendon se gjithçka është e thjeshtë, por nuk është kështu”.

Lexo po ashtu Conte thyen heshtjen për Diego Costan

“Vendosa që të vazhdoja te Chelsea pasi arritëm një akord të përbashkët mbi mënyrën se si shohim të ardhmen”.

“Chelsea është një klub i madh, por nuk mund të bëjmë gabime, do të ishte e rrezikshme. Duhet të përmirësohemi dhe të rritemi për të ndërtuar diçka të rëndësishme”, përfundoi trajneri italian.