Antonio Conte vlerësoi ekipin dhe disa lojtarë në veçanti pas fitores 3-1 në udhëtim te Slavia Praga në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Lautaro Martinez shënoi dy gola dhe Romelu Lukakun një për të siguruar fitoren e Nerazzurrëve, e cila i mban në garë për kualifikim tutje dhe kjo fitore e ka bërë të lumtur trajnerin Conte.
“Ata po përmirësohen së bashku dhe unë e thashë në krahasim me takimin e parë me Slavia Pragën, ne ishim shumë më tepër një ekip. U zemërova pas barazimit 1-1 në San Siro, por këtë herë dinim se çfarë të prisnim dhe ishim të përgatitur mirë”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia.
“Sulmuesit ishin vendimtar sot dhe jam shumë i lumtur për ta. Ata luftuan fizikisht me lojtarët e Sllavisë”.
“Unë lavdërova Borja Valeron dhe Federico Dimarcon pas lojës me Torinon, pasi pavarësisht se nuk luajtën shumë në katër muajt e parë, ata treguan pasion të madh për fanellën dhe profesionalizmin në stërvitje. Ata kurrë nuk u ankuan, gjithmonë morën pjesë në gjithçka që bëmë”.
“Kur silleni kështu, ju merrni mundësinë tuaj përfundimisht. Borja Valero bëri mirë sot dhe tregoi se ai ishte dikush që mund të mbështetemi tek ai”.
✅ | FULL-TIME
It wasn't easy but we've got the job done 🙌
🇦🇷 #Lautaro
🇧🇪 @RomeluLukaku9
🇦🇷 #LautaroBring on Matchday 6 at San Siro 👊#SlaviaPragueInter #ForzaInter ⚫️🔵⚫️🔵 pic.twitter.com/Qe6WU6e7Fy
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) November 27, 2019
“Shpresoj se mund ta arrijmë ndeshjen tonë të radhës kundër SPAL me përcaktimin e duhur, sepse ka prova të tjera së pari përpara se të luajmë Ligën e Kampionëve. Së pari është SPAL-i dhe Roma”.
“E vetmja mënyrë për të qëndruar gjallë dhe për t’i dhënë një kuptim ndeshjes finale me Barcelonën ishte të fitonim sot dhe ne e bëmë atë. Tani do të jetë një ndeshje e vështirë, por mund të llogarisim në 70 mijë njerëz që do të na mbështesin në San Siro”.
“Ne jemi të kënaqur, pasi kemi dashur të jemi të gjallë dhe të nisemi në ndeshjen e fundit dhe kjo është situata. Fati ynë është në duart tona”, përfundoi italiani.
Barcelona ka 11 pikë, Interi dhe Borussia Dortmund nga 7 pikë, Slavia Praga ka vetëm dy. /Telegrafi/