Site icon Telegrafi

Conte: Interi është akoma gjallë në Ligën e Kampionëve

(Foto: Twitter/Inter)

Antonio Conte konsideron se Interi ka akoma shpresa për të vazhduar tutje në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët triumfuan me rezultat 3-2 në trillerin e të martës mbrëma kundër Borussia Monchengladbachut, ashtu që matematikisht janë në garë për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.

Nëse zikaltrit e mposhtin Shakhtar Donetskun në xhiron e fundit të fazës grupore dhe nëse takimi tjetër ndërmjet Real Madridit dhe Monchengladbachut nuk mbyllet baras, atëherë Interi do të jetë në të tetën e finales.

(Foto: Twitter/Inter)

“Gladbachu është në një periudhë të shkëlqyer të formës, si në Bundesliga, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Nëse nuk je një skuadër taktike, fizike dhe me karakter, nuk mund të vish këtu dhe të fitosh”.

Lexo po ashtu Interi fiton përballjen dramatike ndaj Gladbachut - mbanë gjallë shpresat për kalimin e grupit

“Absolutisht e merituam fitoren dhe kemi mundur të shmangim vuajtjen kah fundi. Fituam ndaj liderit të grupit dhe jemi gjallë. I falënderoj lojtarët që patën qasjen e duhur”, ka deklaruar Conte për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Exit mobile version