Antonio Conte ka thënë se Interi duhet të shkojë deri në fund të rrugës për ta fituar titullin.
Interi do të rikuperojë ndeshjen e mbetur ndaj Sassuolo të mërkurë.
“Ne po përballemi me një ekip që ka një identitet dhe karakteristika shumë specifike. Për disa kohë, ata kanë punuar me Roberto De Zerbin, një trajner i shkëlqyeshëm”.
“Ne do të kemi nevojë për vëmendje të madhe, të respektojmë gjithçka dhe të gjithë, të përpiqemi të luajmë lojën tonë dhe të japim gjithçka edhe nesër”, deklaroi Conte
Trajneri i Nerazzurrit ka thënë se orari është i ngjeshur por janë mësuar, ndërsa ka shtuar se tani duhet të shkohet deri në fund.
“Ndikon si te ne, ashtu edhe te ekipet tjera. Ne jemi mësuar të luajmë me këto ritme, përtej rikuperimit, entuziazmit dhe dëshirës”.
“Ne jemi duke bërë gjëra të rëndësishme, por rruga duhet të përfundojë”, nënvizoi Conte. /Telegrafi/