Telegrafi

Conte: Ibrahimovic në kulmin e karrierës

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka thënë se Zlatan Ibrahimovic është sulmues i madh para ndeshjes që do ta luajë kundër tij. 

Conte beson se Ibrahimovici është në formën më të mirë në karrierë dhe se duhet të kenë kujdes nga ai të dielën.

“Ibrahimovic është në formën më të mirë në karrierë. Ai është lojtar i shkëlqyer. Nuk është vetëm shënues, por punon edhe për skuadrën”.

“Për mua, ai është një ndër lojtarët më të mirë në botë, për këtë nuk ka dyshime”.

“Duhet të organizohemi mirë në mbrojtje dhe të kemi kujdes, pasi kur ai sulmon dhe futet në zonë, është shumë i rrezikshëm”, theksoi mes tjerash Conte.

Conte është në vitin e tij të parë te Chelsea dhe afër të fitojë titullin kampion. /Telegrafi/