Telegrafi

Conte i kënaqur me interesimin e Realit dhe Chelseas

“Gjithmonë kam thënë se ambiciet e mia janë që një ditë të punoj jashtë Italisë dhe jam i kënaqur me interesimin e disa klubeve të mëdha për mua, kjo do të thotë që unë po bëj një punë të mirë këtu”.

“Interesimi i shfaqur në mua e bën të lumtur edhe Juventusin, sepse do të thotë që ata kanë bërë zgjedhje të mirë një vit e gjysmë më parë”.

“Për momentin unë po mendoj vetëm për Juventusin, që të ngrihemi ku e kemi vendin në Itali dhe të bëjmë mirë në Evropë”, ka thënë Conte për Sky Sports Italia. /Telegrafi/