Antonio Conte i ka dhënë një shtytje shtesë Interit para finales në Ligën e Evropës kundër Sevillas që zhvillohet të premten mbrëma.
Strategu italian ka qenë i suksesshëm në kampionate me klubet e mëparshme, por ka dështuar të fitojë në Evropë, ndërsa kësaj radhe ka një mundësi reale me Nerazzurrët.
“Si lojtar, kam luajtur në shumë prej tyre (finale). Kam fituar, por edhe kam humbur shumë”.
“Njerëzit të mbajnë mend vetëm kur fiton. E kam fituar një Ligë të Kampionëve, por i kam humbur tri (me Juventusin)”.
“Në histori mbeten vetëm të parët (fituesit)”,ka deklaruar Conte në konferencën për shtyp duke shtuar se lojtarët e tij kanë entuziazëm dhe përkushtim për të pasur sukses në finalen e parë evropiane pas një dekade për Interin. /Telegrafi/