Eden Hazard është ftuar nga Belgjika për dy ndeshjet e radhës gjë që e ka habitur trajnerin e Chelseat, Antonio Conte.
Lojtari do të luajë kundër Evertonit U-23 në këto ditë dhe ka muaj që nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje me ekipin e paër.
“Vetëm 30 minuta më parë e mësova se Eden është grumbulluar nga Belgjika. Padyshim që jam i befasuar për këtë vendim”.
“Unë kam qenë trajner i kombëtares së Italisë dhe e respektoj vendimin, por Hazard po luan këtë pasdite me skuadrën U-23”.
“Në këtë situatë është shumë e rëndësishme që futbollisti të ketë kohën e nevojshme në dispozicion për tu rikuperuar plotësisht”, ka thënë Conte duke insistuar që lojtari të ruhet. /Telegrafi/