Telegrafi

Conte godet futbollistët e ‘shitur’

Antonio Conte nuk është ithtar i shitjeve të fundit që po bëhet shkaku i joshjes nga paratë.  

Trajneri italian ka folur rreth transferimeve që po joshin futbollistët shkaku i shifrave të mëdha të parave, ku ka thënë që paratë nuk janë gjithçka kur luan në një ekip të madh si Chelsea dhe një kampionat si Liga Premier.

“Paraja nuk është gjithçka”, ka thënë fillimisht Conte për mediat italiane.

Lexo po ashtu Conte i nderuar me çmimin ‘Trajneri i muajit’

“Kur ju luani për një ekip të madh si Chelsea, ju duhet të jeni të kënaqur. Kjo ligë është konkurruese”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, kohëve të fundit futbollisti që u largua nga Chelsea shkaku i kontratave të majme është braziliani Oscar, ndërsa po flitet edhe për një largim të Diego Costas. /Telegrafi/