Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është i qetë për edhe pse thuhet se një oferte nga rivalët e Manchester Unitedit ka arritur për Eden Hazardin.
Unitedi janë të gatshëm të sfidojnë Real Madridin për yllin belg, për të cilin thuhet se kanë gati një ofertë prej 90 milionë funtesh.
Megjithatë, trajneri italian i ka cilësuar vetëm si zëra, pasi ka thënë se futbollistët e tij janë të gjithë të fokusuar në ndeshjet e skuadrës.
“Ka shumë zëra dhe ne duhet të jetojmë me këtë”, ka thënë fillimisht Conte për mediat angleze.
“Lojtarët e mi janë të përqendruar në këtë periudhë dhe shikojnë vetëm në ndeshje”.
“Preferoj të flas me klubin në lidhje me këtë temë [transferimet] për të gjetur zgjidhjen më të mirë për ekipin”, shtoi italiani.
“Nëse ka një mundësi për të përmirësuar skuadrën, do të jetë një zgjedhje e mirë”.
“Në të njëjtën kohë, unë jam duke shijuar stërvitjet me këta lojtarë”.
“Jam gati të vazhdoj me të gjithë këta lojtarë që kam në dispozicion”, përfundoi italiani. /Telegrafi/