Telegrafi

Conte flet për paraqitjen e parë të Batshuayit

Antonio Conte ka folur për transferimin e Michy Batshuayi i cili zhvilloi lojën e parë me fanellën e Chelseat.

22 vjeçari debutoi në ndeshje me RZ Pellets, ku pati paraqitje të mirë.

“Batshuayi është një lojtar i ri, por ka një potencial të madh”.

“Ka teknikë, talent të madh, luan me të dy këmbët dhe është i shpejtë. Kjo është dita e tij e tretë për këtë sezon”.

“Dëshiroja ta shihja se sa i ka kuptuar taktikat në këto tri ditët e para. Ai mund të përmirësohet dhe të bëhet edhe më i fortë. Ai është shumë i ri me talent të madh dhe jam i lumtur për të sikurse për lojtarët e tjerë”, ka thënë Conte.

Chelse nuk do të luaj këtë vit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/